Ndërlidhjet

KABUL


NATO mori sot komandën mbi Forcën ndërkombëtare të sigurisë në kryeqytetin e Afganistanit dhe rrethinë në një ceremoni që u mbajtë në Kabul, duke hapur operacionin e parë të Aleancës jashtë Evropës që nga themelimi i NATO-s para 50 vitesh.
Gjenerali britanik Jack Deverell, komandant operacional i forcës në komandën e NATO-s tha se ruajtja e sigurisë në Kabul mbetet prioriteti më i lartë.
''Ne do të ushtrojmë mandatin me qëllim të mbështetjes së presidentit Hamid Karzai dhe Autoritetit kalimtar afgan për vendosjen e një ambienti të sigurtë në Kabul dhe rrethinë, sepse pa ambient të sigurtë ai dhe qeveria e tij nuk mund të fillojnë rindërtimin e Afganistanit si një vend stabil dhe i sigurtë'', tha gjenerali Deverell.
Ai theksoi se komanda mbi forcën e ISAF-it ''është një gurthemel'' i qartë në zhvillimet e NATO-s dhe paraqet një ''shkëputje të vërtet'' nga NATO i së kaluarës.
XS
SM
MD
LG