Ndërlidhjet

MONROVIA


Luftime të reja kanë zbehur shpresat për paqe në Liberinë e shkatërruar nga lufta. Komanda amerikane kishte bërë përpjekje me forcë që të bisedonte me kryengritësit, para arratisjes së presidentit të deritashëm Çarls Tejlor. Qeveria liberiane dhe pala kryengritëse kanë akuzuar njëri tjetrin për gjakderdhjet e fundit. Presidenti i ri Moses Blah, ish zëvendës i presidentit Tejlor, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Xhorxh Bush, të ndërhyjë dhe ka ofruar që kryengritësit të marin postin e zëvendës--presidentit të shtetit.
XS
SM
MD
LG