Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëdhënësi i UNMIK-ut Andrea Agneli tha se një fëmijë 15 vjeç, i përkatësisë kombëtare serbe është vrarë me armë zjarri në Zahaq të Pejës, kurse 6 tl tjerë janë plagosur derisa po laheshin në lumin Bistricë.
Viktimat janë nga fshati Gorazhdevc i Pejës, enklavë serbe, banorët e së cilës në shenjë proteste i kanë bllokuar rrugët e këtij lokaliteti.
Ngjarja ka ndodhur disa çaste pas arritjes së kryeadministratorit të ri të Kosovës Hari Holkeri, i cili incidentin e ka dënuar rëndë.
XS
SM
MD
LG