Kanë filluar kërkimet në ish pallatet e diktatorit të rrëzuar Sadam Husein, në kërkim të trupave të njerëzve të vrarë nga regjimi gjatë luftës. Kjo është bërë e ditur nga Gjysmë Hëna irakiane, e cila theksoi se vullnetarët e kësaj organizate kanë nxjerrë deri tani kufomat e 45 njerëzve. Nuk ka numër të saktë të civilëve apo ushtarëve irakianë të vrarë, megjithatë shifrat e përafërta llogarisin 15 mijë deri në 20 mijë irakianë të vrarë gjatë luftës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.