Ndërlidhjet

BAGDAD


Këshilli qeveritar irakian i caktuar nga Shtetet e Bashkuara ka shpallur tre ditë zie për viktimat e sulmit të djeshëm me kamion-bombë kundër zyrave të personelit të Kombeve të Bashkuara në Bagdad.
Anëtari i Këshillit, Ahmad Chalabi ka thënë se sulmi me gjasë ishte bërë nga elementet e mbetura të regjimit të presidentit të dëbuar Saddam Hussein. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Irakut që të marrin pjesë në përpjekjet për rindërtim që të vendoset edhe siguria.
''Ne besojmë se siguria në Irak nuk mund të vendoset apo të mbahet pa pjesëmarrjen e plotë të irakianëve në këte proces. Koalicioni po shkonë në drejtim të këtij opcioni'', ka deklaruar Chalabi.
Ai tha se nga sulmi janë raportuar 20 të vdekur, ndonëse bilanci i viktimave mund të rritet mbase akoma vazhdonë heqia e gërmadhave të objektit.
XS
SM
MD
LG