Ndërlidhjet

RAMALLAH/JERUSALEM/UASHINGTON


Zyrtarët palestinez njoftuanm se kryemnistri Mahmoud Abbas kishte marrë një telefonatë nga sekretari amerikan i shtetit në të cilën Colin Powell i bënte thirrje Autoritetit palestinez të veprojë për parandalimin e keqësimit të përpjekjeve për paqë në Lindje të Mesme.
Ministri palestinez Nabil Amr tha se kryeministri Abbas do t'e marrë në konsideratë mesazhin e Shteteve të Bashkuara në mbledhjen e sontëme të lidershipit palestinez.
Presidenti i Shteteve të Bashkua ra, George Bush i ka telefonuar sot kryeministrit izraelit, Ariel Sharon. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se Bush i ka thënë Sharonit se bombardimi i autobusit në Jerusalem ka treguar nevojën, si'ç e ka formualuar, ''për mposhtejen e terroristëve''.
XS
SM
MD
LG