Ndërlidhjet

SARAJEVË


Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë ekshumuar eshtrat e 150 njerëzve në një varrezë më të madhe masive që ishte hapur muajin e kaluar në Crni Vrh, afër kufirit të Bosnjës me Serbinë.
Murat Hurtiq, drejtues i degës vendore të Komisionit mysliman për personat e zhdukur ka deklaruar se gjykuar sipas dokumentave dhe veshmbathjes të gjetura në varrezë, eshtrat janë të myslimanëve të vrarë nga serbët e Bosnjës në Zvornik dhe rreth tij në vitin 1992.
Hurtiq ka thënë se shumica e viktimave ishin civilë në mesin e të cilëve edhe gra e fëmijë.
Uyrtari më i lartë ndërkombëatar në Bosnjë, Paddy Ashdown ka vizituar ate lokacion dhe ka deklaruar ''mëkati'' i bërë aty është i ''paimagjinuesëm'', kurse kryerësit ''kurrsesi nuk duhet t'i shpëtojnë drejtësisë''.
XS
SM
MD
LG