Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Zyrtarët e grupeve militante palestineze, Hamasit dhe Xhihadi Islamik deklaruan se më nuk do t'i përmbahen armëpushimit tre-mujor për sulme kudër Izraelit, pasi helikopterët izraelitë vranë në Gaza zyrtarin e lartë të Hamasit, Ismail Abu Shanab me dy truprojet e tij.
''Izraeli do të pendohet për këte dhe ne do t'i tregojmë mbarë botës se Izraeli njeh vetëm gjuhën e forcës dhe rezistencës'', ka thënë zëdhënësi i Hamasit, Ismail Haniya.
Sulmi në Gaza ka vijuar vendimin e qeverisë izraelite që t'i rikthehet aksioneve në shkallë të gjërë kundër militantëve palestinez, pas sulmit të fundit vetëvrasës në Jerusalem që la të vdekur 18 njerës dhe mbi 100 të plagosur.
XS
SM
MD
LG