Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot me një ceremoni rasti për në Brazil u nis kufoma e Serxhio De Mellos, ish i dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak. De Mello u vra para tri ditësh, nga pasojat e shpërthimit të fuqishëm që goditën zyrat e organizatës botërore në Bagdad. Në mesin e zyrtarëve të lartë që morën pjesë në këtë ceremoni ishin edhe administratori amerikan civil i Irakut, Pol Bremer, anëtarët e Këshillit qeverisës të Irakut, gjenerali amerikan Rikardo Sançez dhe Romero Lopes da Silva, udhëheqës i misioneve humanitare në Irak. Me këtë rast, Pol Bremer tha: "jam shumë i kënaqur që Kombet e Bashkuara kanë vendosur të mbesin në Irak dhe ta vazhdojnë punën e tyre".
Në këtë sulm u vranë 24 persona.
XS
SM
MD
LG