Ndërlidhjet

BASRA/IRAK


Tre ushtarë britanik janë vrarë në Basra, kurse një tjetër ka marrë plagë serioze kur, sipas dëshmitarëve, automjeti i tyre ishte sulmuar me armë zjarri nga një automjet dhe ishte përmbysur.
Ndërkaq ushtarët amerikanë kanë vrarë dje dy Turkomanë në qytetin e Kirkukut, pasi ishin gjendur nën zjarr duke intervenuar në konfrontimet ndëretnike që kishin shpërthyer midis Turkomanëve dhe Kurdëve në ate qytet, njofton ushtria e Shteteve të Bashkuara.
Konfrontimet vazhduan edhe sot, kur qindra Turkomanë marshuan drejtë zyrës së guvernatorit.
Prefekti i Kirkukut me përkatësi kurde, Abdul Rahman Mustafa tha se policia varau sot edhe tre vetë, pas infiltrimit të njerëzve në demostratat paqësore dhe të shtirave kundër stacionit policor.
XS
SM
MD
LG