Ndërlidhjet

BAGDAD


Administratori civil amerikan i Irakut, Paul Bremer ka deklaruar se koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara po merrë gjithnjë e më shumë ndihmë nga qytetarë irakianë për gjetjen dhe arrestimin e sabotuesve të cilët përpiqen të dëmtojnë infrastrukturën e vendit.
''Gjatë tre-katër javëve të fundit kemi parë rritje substanciale të numrit të qytetarëve irakianë të disponuar që të na tregojnë lidhur me njerëzit të cilët i bëjnë këto lloj sulmesh sabotuese, që na mundësonë pastaj t'i gjejmë dhe t'i arrestojmë ata'', ka thënë Bremer.
Bremer ka thënë se është shumë herët për të identifikuar ata që e bënë sulmin kundër zyrave të stafit të Kombeve të Bashkuara në Bagdad, apo të verifikohen spekulimet se sulmuesit kishin lidhje të brendëshme në mesin e stafit të sigurisë.
XS
SM
MD
LG