Ndërlidhjet

HAGË


Në Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në hapsirën e ish Jugosllavisë, pas një pauze tre-javëshe, sot vazhdoi procesi gjyqësor kundër ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe në Kroaci dhe për gjenocid në Bosnjë.
Prokurorët e Tribunalit do të përqëndrohen në dëshmitë lidhur me masakrën e Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës.
Dëshmitari i sotëm, Drazhen Erdemoviq, ka përshkruar para Gjykatës se si bataljoni i tij ka pushkatuar sistematikisht rreth 1000 djem e burra myslimanë civilë të Srebrenicës te ferma Branjevo në lindje të Bosnjës, në korrik të vitit 1995.
Dëshmitari ka thënë se njësiti i tij pushkatonte nga mëngjesi deri në mesditë dhe pastaj pushkatimin e njerëzve që silleshin me autobus e vazhdonte njësiti tjetër.
Drazhen Erdemoviq, një kroat i Bosnjës, kishte pranuar në vitin 1996 para Tribunalit se është fajtor dhe ka vuajtur dënimin me pesë vjetë burgim.
XS
SM
MD
LG