Ndërlidhjet

PEKIN


Diplomatët nga gjashtë vende, Koresë Veriore dhe Jugore, Rusisë, Kinës, Shtetetve të Bashkuara dhe Japonisë përfunduan ditën e parë të bisedimeve në Pekin lidhur me programin bërthamor Veri-korean.
Sipas negociatorit rus, Korea Veriore ka përsëritur kërkesën që Shtetet e Bashkuara të ofrojnë garancione sigurie para se Pheniani të pajtohet me inspektime të stabilimenteve të veta bërthamore.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tij Japonia dhe Korea Jugore kanë kërkuar që Korea Veriore të eleminojë pa kusht dhe në mënyrë të verifikueshme programet bërthamore para se të bëhen koncesione.
XS
SM
MD
LG