Ndërlidhjet

PEKIN


Bisedimet gjashtë palëshe rreth programeve bërthamore të Koresë së Veriut përfunduan sot në Pekin.
Me përjashtim të planit për bisedime të reja pas dy muajsh nuk pati marrëveshje për pika të tjera të diskutimit.
Por zyrtarët koreanoveriorë kanë ngritur shqetësimin se bisedimet e ardhshme mund të dëmtohen si pasojë e mos pranimit amerikan për të ndryshuar politikën ndaj Penjanit. Ky i fundit kërkon nënshkrimin e një pakti mossulmi nga Uashingtoni përpara se të ndërpresë programet bërthamore.
XS
SM
MD
LG