Ndërlidhjet

BAGDAT


Një automjet bombë shpërtheu jashtë xhamisë së Imam Aliut në qytetin e Naxhafit, i populluar me shiite myslimanë, pas faljes së të premtes.
Nga ky sulm kanë vdekur së paku 75 persona dhe janë plagosur rreth 140 të tjerë. Në mesin e viktimave është dhe politikani më i njohur i myslimanëve shiitë në vend, Ajatullah Mohamed Baker al-Hakim. Al-Hakim së fundi kishte bërë thirrje për unitet në vend dhe kishte kërkuar ndihmë nga vendet myslimane për rindërtimin e Irakut.
Hamed al-Bajati, përfaqësuesi në Londër i Këshillit Suprem për Revolucion Islamik në Irak pas sulmit tha:
"Mendoj se besnikët e Sadamit janë pas këtij sulmi. Ata e kanë pasur Ajatullahun cak të sulmeve t ëtyre dhe në të shkuarën deris akanëarrestuar e persekutuar 16 anëtarë të familjes së tij dhe i kanë vrarë vëllanë më 1998."
Gjatë ditës ka pasur shpërthime dhe pranë një baze ushtarake britanike në Basra, por pa viktima.
XS
SM
MD
LG