Ndërlidhjet

LONDËR


Alistair Campbell, shef i drejtorisë së mardhënieve me publikun dhe për komunikim i kryeministrit Tony Blair, dha dorëheqjen pasditen e sotme, dorëheqje që do hyjë në fuqi gjatë javëve të ardhshme.
Campbell ka qenë në qendër të debatit rreth raportit të qeverisë për armët e shkatërrimit në masë të Sadam Huseinit dhe vetvrasjes së ekspertit qeveritar David Kelly.
Njëherësh ai ka qenë njeriu kyc në dy fushatat zgjedhore të Tony Blair. Ky i fundit e ka vlerësuar si "të aftë, të ndershëm, dhe punonjës besnik ndaj kauzave që ai beson". Blair ka theksuar rolin e Campbell gjatë luftërave në Kosovë dhe Afganistan.
Zyra e kryeministrit njoftoi se David Hill, zëdhënsi i Partisë Laburiste, do zëvendësojë Campbell.
XS
SM
MD
LG