Ndërlidhjet

PËRSE PATJETËR DUHET TË FITOJMË


NEW YORK TIMES

Vizita e fundit në Irak më ka bindur për disa gjëra.
Ne kishim të drejtë të shkojmë në luftë në Irak. Irakienët e mirëpritën çlirimin e tyre nga tirania. Një Irak i lirë mund ta transformojë Lindjen e Mesme, ndërsa dështimi në përkushtimet tona për rindërtimin e Irakut, mund ta rrezikojë lidershipin amerikan në botë, t'u japë krah armiqve tanë.
Për t'ju shmangur debatit se cili është humbësi në Irak, menjëherë duhet që suksesin tonë ushtarak ta shndërrojmë në sukses politik.
Transformimi i Irakut në një shtet prëparimtar arab mund të bëjë që rajoni, i cili e prodhoi Saddam Husseinin, Talibanët dhe al-Kaidën, të vihet në binarët e një kursi të ri, të shprehjes së demokracisë dhe prosperitetit ekonomik. Në të kundërtën, tërheqja e detyruar e Shteteve të Bashkuara nga Iraku do të ishte disfata më serioze e Amerikës pas luftës së Vietnamit.
Misioni amerikan në Irak është tepër i rëndësishëm për t'u lënë të dështojë. Amerikanët duhet ta kuptojnë rëndësinë e misionit, dhe të jenë të gatshëm për sakrifica.
Me çlirimin e Irakut, ne duhet t'i demonstrojmë përfitimet e okupimit, të cilin shumica e irakienëve do ta tolerojnë nëqoftëse i kanë shërbimet e mira, rendin, ligjin dhe kalimin e pushtetit te ata. Nëse nuk arrijmë tua përmirësojmë jetën e përditshme, sigurinë, dhe pjesëmarrjen e irakienëve në qeverisjen e tyre, ekziston rreziku që ata ta humbin durimin.
Nuk kemi kohë për të humbur. Nëse gjatë disa muajve vërtetë nuk i përmirësojmë shërbimet dhe sigurinë në Irak, atëherë mund të jetë vonë. Ne do të rrezikojmë të humbim besimin e pakthyeshëm të Irakut, ndërsa do të marrin hov ekstremistët që e synojnë disfatën tonë dhe i kërcënohen ardhmërisë së Irakut.
Ambasadorit Paul Bremer, edhe pse një administrator i aftë, i mungojnë resurset dhe përkushtimet për ta transformuar Irakun. Operacioni i tij është para falimentimit. Ai pranoi se Irakut, vetëm vitin e ardhshëm i duhen dhjetëra miliardë dollarë për rindërtimin, ndërsa në Uashington mungon ndjenja e nevojshme e urgjencës.
Siguria gjithashtu mbetet problem serioz në Irak, ku, përkundër sigurimeve nga administrata, forcat ushtarake nuk janë adekuate. Na duhen më shumë trupa të huaja, sidomos nga vendet aleate myslimane, si Turqia dhe Pakistani.
"Isha i befasuar nga mosbesimi që irakienët e shfaqnin për Kombet e Bashkuara. Besimi i irakienëve nuk do të rikthehet me një forcë paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara, si ajo që rrinte anash kur mijëra boshnjakë u masakruan në Srebrenicë".
Padyshim, Iraku mbetet beteja qendrore në luftën kundërterrorizmit. Duhet patjetër të arrijmë sukses në Irak, sepse çdo aktor i keq në Lindjen e Mesme, si vrasësit baathistë, sponsoristët e terrorizmit në Iran dhe Siri, terroristët e al-Kaidës, Hamasit dhe Hezbollahut, punojnë për dështimin tonë. Ata e dijnë se transformimi i Irakut do të ishte varri i tyre.
Iraku duhet të jetë i rëndësishëm për ne sepse është i rëndësishëm për armiqtë tanë, prandaj patjetër duhet të fitojmë.

Autori i shkrimit është John McCain, senator republikan nga Arizona.
XS
SM
MD
LG