Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, si komandant i forcave të armatosura, kryesoi mbledhjen e sontëme të Këshillit për sigurinë e vendit, ku morën pjesë edhe kryeministri Branko Cërvenkovski, ministri i Brendëshëm, Hari Kostov dhe ministri i Mbrojtjes, Vlado Buckovski.
Nuk u njoftua se cilat çështje kanë qenë në rendin e ditës të kësaj mbledhje, por ajo mbahet pas disa incidenteve të fundit për të cilat e mori përgjegjësinë grupi që quan veten Armata Kombëtare Shqiptare.
Ndërkohë në mesin e banorëve të rajonit të Likovës është vërejtur një shqetësim dhe disa prej tyre kanë filluar të largohen nga shtëpitë dhe të strehohen në Kumanovë.
XS
SM
MD
LG