Ndërlidhjet

KABUL


Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur nga plagët që morën gjatë luftimeve të sotme me militantë në provincën Paktia të Afganistanit, kurse ushtari i tretë i plagosur ndodhet në gjendje stabile, njofton ushtria e Shteteve të Bashkuara.
Në komunikatë thuhet se katër militantë u vranë në luftimet tek lokaliteti Shkin i asaj province, por nuk saktësohet se kush qenë ata që sulmuan trupat amerikane.
Forcat e koalicionit në Afganistan të prira nga Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një operacion të gjërë kundër Talibanëve dhe bazave të al-Kaidës në malet e provincës Zabul, ku thuhet se këto elemente të mbetura po rigrupohen.
XS
SM
MD
LG