Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Ministri palestinez për Informim, Nabil Amr ka deklaruar se çfarëdo shanse për vazhdimin e bisedimeve me Izraelin u zhduk dje me sulmin raketor të helikopterëve izraelit që lanë të vrarë një kryemilitant të Hamasit dhe bashkëpunëtorin e tij.
Ministri i Jashtëm palestinez, Nabeel Shaath i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë për rigjallërimin e planit për paqë, duke thënë se zyrtarët palestinezë qëndrojnë pran asaj iniciative.
Ndërkohë, dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve ka vazhduar edhe sot me plagosjen e një shoferi izraelit në Brezine Gazës. Përgjegjëësinë e mori krahu i amatosur i Hamasit.
XS
SM
MD
LG