Ndërlidhjet

BAGDAD


Mijëra irakienë sot e vazhduan marshin nga Bagdadi në qytetin e shenjtë Najaf, ku nesër duhet të bëhet varrimi i liderit të vrarë shiit Ajatollah Mohammed Baqir al-Hakim.
Byroja Federale e Hetimeve u ndihmon zyrtarëve irakienë për të provuar lidhjet e mundshme ndërmjet shpërthimit në Najaf, si dhe shpërthimeve në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe ambasadën e Jordanit.
Sot në Bagdad, Këshilli Qeverisës i Irakut e caktoi kabinetin e përkohshëm 25-anëtarësh, që do të funksionojë deri në zgjedhjet.
Kabineti ka 13 shiitë, 5 arabë sunitë, 5 kurdë, një turk etnik dhe një të krishterë.
XS
SM
MD
LG