Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka shfaqur gatishmëri të bisedojë për inspektime shtesë të stabilimenteve të veta bërthamore, nëse vendet tjera do të përmbahen nga presionet.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Hamid Reza Asefi tha sot në Teheran se Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore nuk duhet t'i lejojë vendet tjera të ushtrojnë presion mbi Iranin rreth kësaj çështjeje.
Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin për zhvillimin e programeve të armëve bërthamore dhe duan që çështja të dalë në Këshillin e Sigurimit, ndërsa Teherani këtë e ka mohuar duke thënë se programi ka qëllime civile.
XS
SM
MD
LG