Ndërlidhjet

HULSMAN: KOSOVA PJESË E SERBISË - KJO NUK ËSHTË E MUNDSHME


John Hulsman, analist në Fondacionin HERITAGE me seli në Uashington

RADIO EVROPA E LIRË
Si i shikoni zhvillimet e fundit në rajon pas miratimit të deklaratës për Kosovën nga ana e Kuvendit të Serbisë?

JOHN HULSMAN
Ideja se Bashkësia Ndërkombëtare pas gjithë asaj që ka ndodhur do të vazhdojë të lejojë që Kosova të jetë pjesë e Serbisë nuk është e mundshme. Në fakt këtu nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë, kjo është çështje negociatash. Duke qenë se është një çështje e hapur bisedimesh serbët po bëjnë përpjekje të arrijnë përfitime maksimale për pakicën serbe të Kosovës dhe njëherësh këtu bëhet fjalë edhe për elementet nacionalistë brenda vetë Serbisë. Por, në fund të fundit, nga pikëpamja politike miratimi i kësaj deklarate është plotësisht i papërgjegjshëm.

RADIO EVROPA E LIRË
Cili është komenti i juaj mbi reagimet e OKB-së, Brukeslit dhe Uashnigtonit mbi këtë deklatarët?

JOHN HULSMAN
Përsëri mendoj se duhet shikuar çdo rast konkretisht, por për ta kuptuar qendrimin ndërkombëtar duhet të jemi të sigurtë se nuk do të lejohet asgjë që prish statuskuon në një afat të afërt. Kjo vlen veçanërisht për SHBA, politika e jashtme e të cilave për momentin lidhet me rreziqet kryesore, siç janë Al Kaida, Korea e Veriut dhe problemet në Irak. Shqetësimet lidhur me sigurinë kombëtare përbëjnë thelbin e intersave tona dhe për momentin Ballkani nuk futet në interesat tona parësore sa i përket sigurisë kombëtare. E përsëri edhe një herë se çdo hap që do të prishë statuskuon e momentit nga ana e SHBA-ve do të shihet si diçka tepër ngative.

RADIO EVROPA E LIRË
A besoni se kjo deklaratë do të ketë ndikim në bisedimet për çështje teknike midis Prishtinës e Beogradit?

JOHN HULSMAN
Po, besoj se do te ketë ndikim në afat të shkurtër. Nga pikëpamja e negociatave mendoj se Serbia po bën përpjekje të marrë maksimumin e mundshëm për pakicën serbe në Kosovë, që të themi të drejtën nuk po trajtohet mirë. Në këtë kuptim këtu nuk ka diçka problematike, por duke ditur se qendrimet në këtë rajon nuk janë fleksibël kjo mund të sjellë probleme. Në qoftë se këto hapa të Serbisë bëhen thjesht për të përfitur sa më shumë për pakicën serbe në Kosovë, atëherë këtu mund të them se nuk ka asgjë të gabuar. Por në qoftë se kjo përfaqëson qendrimin e vërtetë të Serbisë atëherë kjo ka për të sjellë probleme.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e shihini politikën e Serbisë ndaj serbëve të Kosovës në 4 vitet e fundit?

JOHN HULSMAN
Mendoj se është një gjendje e vështirë për ta, pasi ata nuk mund të them se janë trajtuar vertet mirë. Serbët e Kosovës nuk kanë pasur shumë ndikim në zhvillimet në Kosovë dhe Serbia ëshët përpjekur në këtë kuptim që të japë një të ashtuquajtur ndihmë sebëve të Kosovës. Por, megjihtatë, dihet se Kosova administrohet nga OKB dhe ideja që ajo do t'i kthete një ditë Serbisë ëshët e paqendrueshme dhe nuk të çon drejt stabilitetit

RADIO EVROPA E LIRË
Si e parashikoni statusin final të Kosovës?

JOHN HULSMAN
Mendoj se sa i përket statusit final të Kosovës në planin afatmesëm dhe afatgjatë kemi nevojë për ide kreative. Askush në një afat të afërt nuk është i gatshëm të pëfshihet në zgjidhje të këtij problemi, duke i parë realitetet gjeopolitike dhe gjeostrategjike të sotme, veçanarisht nga këndvështrimi amerikan. Sa i përket evropianëve ata po e rrisin rolin e tyre në Ballkan si pjesë e asaj që quhet politikë e evropianizimit të rajonit. Dhe paqendrueshmëria e rajonit është gjëja e fundit që ata dëshirojnë.
Duke u nisur nga ideja e kreativitetit që përmenda ne duhet të kemi parasysh se edhe zgjidhjet do të jenë rajonale. Lajmi i mirë është se ne tash kemi më shumë qeveri demokratike, me të cilat mund të punojmë dhe në qoftë se do të do mund të shprehesha kështu, kombinimet në lojën e shahut janë më të mira tani. Greqia është e interesuar për një zgjidhje të problemit, po ashtu edhe Bullgaria, Rumania, një Serbi demokratike, një Kroaci demokratike dhe njëkohësisht një Shqipëri demokratike, duan të njëjtën gjë. Mendoj se të gjitha këto janë hapa në drejtimin e duhur.
Udhëheqësit e rajonit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë në drejtimin e proceseve të tilla. Në qoftë se ata janë të gatshëm të merren me çështjen e statusit duke ndryshuar edhe ndryshimin e kufijve, për shembull të trajtonin problemin e shtetit të Bosnjës që nuk mund të jetë një shtet i qëndrueshëm, problemin e Malit të Zi apo të Kosovës në të njëjtën kohë. Në një rast të tillë ndoshta do të duhej t'i ofronit gjithkujt dicka. Dhe nëse ata do të mund të pranojnë ndryshimin e kufijve si zgjidhje, që do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm, atëherë është e pranueshme.
Duke parë historinë e rajonit, pavarësisht nëse ju jeni pro osë kundër, duket se përcaktimi i kufijve mund të shihet si shpresa e fundit për një zgjidhje përfundimtare. Kështu për Kosovën mund të ketë një ndarje të arsyeshme, për shembull veriu i Kosovës mund t'i bashkangjitej Serbisë, Kosova fitonte pavarësinë, në Bosnjë mund të bëheshin rregullime të ngjashme, derisa dhe Mali i Zi mund të zgjidhte atë që dëshironte. Por, nëse ndarje e përcaktime kufijsh në rajon ndodhin si procese të ndara atëherë kjo do jetë destabilizuese. Megjithatë është e nevojshme një zgjidhje përfundimtare.
Intervistoi: Vullnet Poshka
XS
SM
MD
LG