Ndërlidhjet

SHKUP


Policia e Maqedonisë ka filluar të heqë punktet e kontrollit rreth dy fshatrave në rajonin e Kumanovës, Vaksincës dhe Lojanit, pasi banorët dhanë garancione se në fshatrat e tyre nuk ka persona të armatosur, kurse paria e tyre kërkuan tërheqien e policisë.
''Njësitet e policisë kryesisht kanë siguruar kontrollin e rajonit dhe do të heqin shumicën e pikave të kontrollit për të mundësuar lirinë e qarkullimit të civilëve'', ka deklaruar zëdhënësja e policisë,Mirjana Konteska.
Por ajo ka theksuar se do të vazhdojë gjurmimi për militantin shqiptar, Avdil Jakupi, i cili shkurtas mori të premten peng një polic dhe nxiti krizën.
XS
SM
MD
LG