Anëtari i Komisionit të myslimanëve të Bosnjës për personat e zhdukur, Murat Hurtiq thotë se ekspertët kanë ekshumuar eshtrat e gadi 320 njerëzve nga varreza më masive e luftës së fundit në Bosnjë, e gjetur deri tash.
Tek varreza masive në Crni Vrh afër kufirit të Bosnjës me Serbinë besohet se ndodhen kufomat e rreth 500 civilëve nga ai rajon. Dokumentat e gjetura në varrezë tregojnë se të paktën disa nga viktimat janë civilë myslimanë nga qytetet e Vllasenicës, Bratuncit dhe Zvornikut.