Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq thotë se ''ëndërra për Kosovën e pavarur do të mbesë vetëm aqë- ëndërr e parelaizuar dhe e rrezikëshme e ekstremistëve shqiptarë'', siç e ka fomuluar ai duke folur në parlamentin e Serbisë dhe Malit të Zi.
Ligjvënësit kishin në rend dite debatin lidhur me rezolutën e Kuvendit të Serbisë e cila e deklaron Kosovën pjesë integrale dhe e përherëshme e Serbisë.
''Askush në Serbi nuk ka autoritet të heqë dorë nga Kosova'', ka deklaruar kryeministri Zhivkoviq.
Po në këte mbledhje disa deputetë thanë se ''çështjen e satusit final të Kosovës nuk do te zgjidhim as ne dhe as shqiptarët'', por bashkësia ndërkombëtare, duke i sugjeruar qeverisë që të mendojë dhe të hedh idenë për ndarjen e Kosovës në bisedimet për statusin e saj final.
XS
SM
MD
LG