Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka arriti në Bagdad pa ndonjë paralajmërim, në fillim të turneut në Lindjen e Mesme që u lajmërua më parë.
Rumsfeld deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për dërgimin e trupave të tjera në Irak dhe se forcat irakiane të sigurisë janë çelësi për stabilizimin e vendit.
Në Bagdad, komandanti i ushtrisë amerikane, gjenerali Rikardo Sanchez ka thënë se atij i nevojiten më shumë trupa ndërkombëtare për t'u marrë me kërcënimet potenciale për sigurinë në Irak.
Në Londër, kryeministri Britanik, Tony Blair ka thënë se situata në Irak është ''serioze'', por ka shtuar se vala e fundit e sulmeve në Irak ka qenë vepër e atyre që i quajti ''një numër i vogël'' lojalistësh të Saddamit dhe numrit në rritje të grupeve terroriste nga jashtë.
XS
SM
MD
LG