Ndërlidhjet

KALAT/AFGANISTAN


Luftëtarë të dyshuar Talibanë kanë vrarë nga prita pesë ushtarë afganë dhe plagosur pesë të tjerë, derisa trupat qeveritare kalonin nëpër një grykë malore në jug të provincës së Kandaharit.
Gjithashtu sot, ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se dy ushtarë amerikanë janë plagosur në sulme të veçanta në jug dhe në lindje të Afganistanit.
Trupat afgane dhe forcat speciale amerikane gjatë dy javëve të kaluara ndërmorën një ofenzivë kundër anëtarëve të dyshuar Talibanë në provincën e Zabulit gjatë së cilës janë vrarë 100 kryengritës.
XS
SM
MD
LG