Ndërlidhjet

KAIRO


Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe kanë filluar takimin e rregullt në Kajro me një ftesë formale për Këshillin e përkoshëm qeveritar irakian që përkohësisht të zë karriken e vendit në organizatën 22 anëtarëshe. Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Moussa ka thënë poqese Iraku dështon të formojë një qeveri të zgjedhur brenda një viti, ministrat do të rishqyrtojnë vendimin e tyre.
Ministri i jashtëm i përkoshëm irakian, Hoshyar Zebari ka thënë në mbledhje se Iraku i ri do të jetë krejt ndryshe nga Iraku nën Sadam Huseinin dhe do të mbështetet në ''diversitetin, demokracinë, kushtetutën, ligjin e respektin për të drejtat e njeriut'' dhe do të qëndrojë i paluhatshëm kundër terrorizmit.
Temat e rendit të ditës të mbledhjes janë Iraku, konflikti izraelito-palestinez dhe lufta civile në Sudan.
XS
SM
MD
LG