Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq do të vizitojë Beogradin ditën e mërkurë, kryeqytetin e Serbisë dhe Malit të Zi, ku do të ketë bisedime me presidentin serbo-malazez, Svetozar Maroviq, kryeparlamentarin Dragoljub Miqunoviq dhe zyrtarë të lartë nga Mali i Zi. Zyrtarët e Kroacisë kanë thënë se vizita një ditëshe ka për qëllim të ndihmojë për normalizimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale. '' Askush nuk mund të presë se të gjitha çështjet e hapura mund të zgjidhen me një vizitë, por sidoqoftë ajo do të krijojë kushtet për negociata të mëtejshme lidhur me to'', ka deklaruar zëdhënësja e persidentit kroat.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.