Ndërlidhjet

B. REXHEPI: KOSOVA QËNDRON E PALËKUNDUR NË PËRKRAHJEN PËR ANGAZHIMIN E SHBA-VE NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT


Rrahman Paçarizi, Prishtinë

Kosova qëndron e palëkundur në përkrahjen për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit, ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi në një deklaratë me rastin e dyvjetorit të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001.
Dy vjet pas sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, na kujtojnë aktin terrorist kundër vlerave të lirisë, të demokracisë, të paqes e sigurisë, e mbi të gjitha, kundër qytetërimit dhe vlerave të tij, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në mbarë botën, thuhet në fillim të deklaratës së kryeministrit Rexhepi, për të theksuar se Kosova, ashtu sikur më 11 shtator të vitit 2001, shpreh solidaritetin e vet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. Ne, thotë kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi qëndrojmë të palëkundur në përkrahjen tonë për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në luftë kundër terrorizmit. Kosova, pos qëndrimit dhe veprimit të natyrshëm, ka obligim të shprehë solidaritetin e vet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftë kundër terrorizmit, kësaj të keqeje të madhe të mijëvjeçarit të ri, thuhet në deklaratë. Kryeministri i Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, sot luten për shpirtin e viktimave që shkaktoi terrorizmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 11 shtator 2001 dhe shprehin vendosmërinë për angazhimin e fuqishëm që të mos lejohet që terrorizmi dhe krimi i organizuar, si amalgam të tij, të gjejë vend në Kosovë, thuhet në deklaratë për të përfunduar se Kosova dhe institucionet e saj të vazhdojnë përpjekjet që të japin kontributin në përkrahje dhe ndihmë për luftën kundër terrorizmit global, të cilës po i prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përvjetori tragjik i sulmeve terroriste kundër SHBA, në Kosovë po shënohet edhe përmes ngjarjesh kulturore, si festivali i filmit që ka filluar dje me titull "11 shtatori".




XS
SM
MD
LG