Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë njoftonë se Marrëveshja për tregëtinë e lirë midis Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojë të zbatohet prej një tetorit të këtij viti.
Kjo marrëveshje parasheh liberalizimin e menjëhershëm prej 50 përqind të mallërave që tregëtohen midis Kosovës dhe Shqipërisë, që brenda gjashtë viteve të ardhëshme të liberalizohet hap pas hapi nëntëdhjetë përqind e tregëtisë midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Marrëveshjen e nënshkruan në shtatë korrik në Prishtinë ish shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner dhe ministri i Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Malaj.
XS
SM
MD
LG