Ndërlidhjet

GJENEVË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anna ka deklaruar se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit besojnë se është esenciale që të vazhdohet me zbatimin e planit që shtron rrugën e paqës në Lindje të Mesme.
Pas bisedimeve në Gjenevë me ministrat e jashtëm të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Annan tha se ata pajtohen se si Izraeli ashtu edhe palestinezët kanë obligime ndaj planit dhe duhet ta zbatojnë.
Plani parasheh krijimin e shtetit palestinez deri nga viti 2005.
Në Ramallah, lideri palestinez kremtoi 10 vjetorin e nënshkrimit të marrveshjes paqësore të Osllos duke i bërë thirrje Izraelit që të kthehet në tryezën e paqës.
XS
SM
MD
LG