Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pawell gjatë qendrimit të sotem në Irak është takuar me adminsitratorin amerikan Pol Bremer. Pawell do takohet në Bagdad edhe me politikanët vendorë, të cilët Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë si shumë të rëndësishëm në tranzicionin paqësor të vendit. Pawell e viziton Irakun pas takimit të djeshëm të ministrave të jashtëm të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit në Gjenevë, ku nuk është arritur asnjë rezultat konkret. Vizita e Pawellit në Bagdad është e para e një sekretari amerikan të shtetit në këtë vend gjatë 40 viteve.
XS
SM
MD
LG