Ndërlidhjet

JERUSALEM


Vrasja e udhëheqësit palestinez Jaser Arafat duhet konsideruar si një nga opcionet e ligjshme për të larguar Arafatin. Kështu ka deklaruar zëvedëskryeministri izraelit Ehud Olmert. Duke folur në Jerusalem rreth qendrimit të qeverisë izraelite ndaj liderit palestinez, Ehud Olmert tha: "Arafati është vrasës. Kështu është vendosur nga Qeveria izraelite fatkeqësisht, nën rrethana të domosdoshme. Do të përqendrohemi në vrasësit dhe mbështetësit e tyre. Do të veprojmë varësisht prej rasteve. Në qoftë se do të ketë nevojë ne do t'i lirojmë ata. Këtu nuk përjashtohet as Arafati", tha Olmert.
XS
SM
MD
LG