Wall Street Journal
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ishte shumë i shqetësuar kur Franca kundërshtoi rezolutën e Kombeve të Bashkuara për ta mbështetur luftën në Irak, pasi ai i kishte thënë presidentit George Bush se francezët nuk do ta kundërshtonin. Tash kur presidenti Bush po synon një rezoluitë të re për Irakun e pas–Sadamit, së shpejti mund të shohim se a do të mashtrohet përsëri zoti Powell nga ana e francezëve.
Sekretari i shetitit e kishte siguruar presidentin Bush se kësaj radhe ai do ta ketë rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe është e vërtetë se tash shumë shtete duket se kanë qëndrim bashkëpunues. Këtu përfshihet Kina dhe veçanërisht Rusia si dhe vetë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan. Sulmi me një makinë–bombë në Gusht të këtij viti në misionin e organizatës botërore në Bagdad duket se e ka shtyrë zotin Annan, të kuptoj se çështja e terrorizmit nuk është thjeshtë vetëm problem amerikan.
Më 28 Gusht, në një memorandum të brendshëm të Pentagonit dërguar sekretarit të mbrojtjes, Donald Rumsfeld theksohej se "departamenti i shtetit ka propozuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që përmban terminologji që do ta autorizoj një forcë stabilizuese në Irak, nën komandën amerikane, dhe i fton vendet anëtare për t'ju bashkuar kësaj force...Ne mendojmë se ky është një tekst i mirë dhe ne kërkojmë miratimin tuaj".
Franca, megjithatë, tash për tash ka refuzuar propozim tekstin e zotit Powell. Së pari francezët insistojnë që autoriteti i përkohshëm i koalicionit ti nënshtrohet Kombeve të Bashkuara...ide kjo që refuzohet nga Shtetet e Bashkuara. Pastaj, gjatë bisedave të kësaj fundjave Francezët kanë këmbëngulur që autoriteti vendim-marrës në Irak, brenda javëve, ti kalohet Këshillit qeverisës të Irakut.
Ky manovrim i Francës është qartas cinik dhe sugjeron që qëllim i Francës është që të gjejë ndonjë arsyetim, çfarëdoqoftë ai, për zgjatjen sa më tepër që të jetë e mundshme të negociatave ose për të fituar sa më shumë koncesione komerciale që të jetë e mundshme për kompanitë franceze.
Zoti Powell është angazhuar shumë në bisedimet e dështuara të fundjavës...por çështje më e rëndësishme është se sa gjatë ai do të lejoj që francezët ta luajnë këtë lojë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta bartin barrën më të madhe, njerëzore dhe financiare, për rindërtimin e Irakut pavarësisht nga veprimet e Kombeve të Bashkuara.
Zoti Powell dhe Shtetet e Bashkuara thejshtë duhet ti japin Francës një afat për të deklaruar mbështetje apo kundërshtim. Pastaj duhet të paraqesin një rezolutë në Këshillin e Sigurimit për ta nxitur Francën për të vënë veto. Nëse francezët nuk e pranojnë terminologjinë për Irak, që është e ngjashme me atë që ata e morën për ndërhyrjen e tyre të vogël në Bregun e Fildishtë, më herët gjatë këtij viti, atëherë bota do ta shohë antiamerikanizmin francez, ashtu çfarë ai qartas është.