Ndërlidhjet

PRISHTINË


Administrata e UNMIK-ut e ka demantuar sot një draft të botuar në shtypin kosovar, i prezentuar si plan të bashkësisë ndërkombëtare për bisedimet Prishtinë-Beograd. Ky plan parashihte që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë ndërmjetës në bisedimet që do t'i udhëhiqte shefi i UNMIK-ut. Misioni ndërkombëtar në Kosovë ka potencuar se plani përfundimtar do të propozohet pas takimit të Grupit të Kontaktit në Nju Jork më 23 shtator. Ndërsa kryeministri Bajram Rexhepi ka thënë se për qeverinë e tij do të jenë të papranueshme planet që do të miratohen pa konsultimin e pales kosovare.
XS
SM
MD
LG