Ndërlidhjet

UASHINGTON


Gjenerali në pension Wesley Clark sot pritet ta shpallë kandidimin e tij për nominimin e Partisë Demokratike për presidencën e Shteteve të Bashkuara. "Mendoj se ky vend ka vështirësi të mëdha, si brenda ashtu edhe jashtë. Vendi ka nevojë për një udhëheqje të fuqishme dhe vizionare për të shkuar përpara. Kjo ishte ajo që më solli këtu", tha Clark, i cili do të jetë kandidati i 10-të i demokratëve për zgjedhjet persidenciale të 2004. 58-vjeçari Ëesley Clark, nga shteti Arkansas, ishte komandant i forcave të NATO-s, dhe atyre u priu gjatë fushatës ajrore të aleancës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG