Ndërlidhjet

RAMALLAH


Udhëheqësi palestinez Jaser Arafat ka thënë sot se ai nuk është shqetësuar që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ka kundërshtuar rezolutën që kërkonte që Izraeli ta hedhë poshtë vendimin për dëbimin e tij nga territoret palestineze. Arafati ka thënë se palestinezët janë më të rëndësishëm se çdo rezolutë. "Ne nuk frikësohem nga rezolutat e një vendi apo një tjetri. Ne jemi më të rëndësishëm se çdo rezolutë'', ka thënë Arafat.
Reagimi i udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, erdhi pasi Shtetetet e Bashkuara vunë veto në rezolutën që dënon vendimin e Izraelit për dëbimin e tij. Ambasadori amerikan në Këshillin e Sigurimit John Negroponte tha se rezoluta kishte mangësi, sepse nuk i dënonte ashpër aktet terroriste.
XS
SM
MD
LG