Mbi 100 kufoma të viktimave të masakrës së Serbenicës varrosen sot në fshatin Potoçari, afër Serbenicës. Ish presidenti amerikan Bill Klinton do ta inaugurojë memorialin për këto viktima. Besohet se mbi 7 mijë burra e gra myslimane janë vrarë nga forcat serbe pas ndërhyrjes së misionit të Kombeve të Bashkuara në Serbenicë në vitin 1995.