Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dokumenti i publikuar ditë më parë në shtypin kosovar për mënyrën, vendin dhe kohën e bisedimeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Unionit Serbi – Mali i Zi, nuk ka dalë nga zyrat e UNMIKUT. Kjo është bërë e ditur pas takimit të mbrëmshëm ndërmjet kryeadministratorit Hari Holkeri dhe liderëve kosovarë. Bisedimet e mbrëmshme të Hari Holkerit me liderët kosovarë nuk sollën ndonjë rezultat konkret. Zoti Holkeri ka insistuar në rëndësinë e dialogut, ndërsa liderët kosovarë në shpejtimin e procesit të transferit të kompetencave. Ndërsa, në një takim të sotëm me gazetarë Hari Holkeri ka thënë se bisedimet teknike ndërmjet Prishtinës e Beogradit janë çështje e ditëve e jo e javëve. Këto komente ai i bëri pak çaste para nisjes për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit.
XS
SM
MD
LG