Ndërlidhjet

BAGDAD


Një sulm vetvrasës ndodhi sot afër selisë së Kombeve të Bashkuara në Bagdad.
"Bomba shpërtheu në një makinë dhe vrau dy njerëz. Njëri ishte sulmuesi dhe tjetri roja irakiane", bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë amerikane Sean Kirley.
Ndërkaq, zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Antonia Paradela, tha:
"Ky incident nënvizon dhe njëherë faktin se Iraku mbetet një zonë lufte dhe një mjedis me rrezikshmëri të lartë, vecanërisht për ata që punojnë të përmirësojnë jetën e popullit irakian."
Sulmi në fjalë ndodhi në prag të fillimit të punimeve nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG