Ndërlidhjet

PRISHTINË


Banka Botërore dhe Shtylla IV e UNMIK-ut, nënshkruan sot grantin nga i cili Kosova përfiton 5 milionë dollarë për sektorin energjetik dhe për funksionim më të mirë të institucioneve. "Ndihma e sotme tregon se institucionet financiare, siç është Banka Botërore, mbeten të përkushtuara për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës", tha në ceremoninë e nënshkrimit të donacionit, Nikolaus Lambsdorff, zëvendësshefi i UNMIK-ut për rindërtim ekonomik. Nga ky donacion 3.7 milionë euro do të jenë drejtpërsëdrejti në dispozicion të buxhetit të Kosovës.
BEOGRAD
Autoritetet ushtarake të Serbisë dhe Malit të Zi njoftuan se kanë arrestuar një ushtarak të lartë nën akuzat për spiunazh në favor të Rusisë.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se i arrestuari, lejtnant kolonel Dragoljub Zhikovic, kishte mbledhur dokumenta sekrete pa autorizimin e nevojshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG