Ndërlidhjet

NJU JORK


Udhëheqës nga shumë vende të botës janë mbledhur në Nju Jork në takimin ndërkombëtar, ku po diskutohet lufta kundër terrorizmit.
Në takim foli dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, i cili mes të tjerash tha:
"Për të luftuar terrorizmin ne nuk duhet të luftojmë thjesht terroristët. Ne duhet të fitojmë zemrat dhe mendjet. Për të bërë një gjë të tillë ne duhet të zgjidhim së pari mosmarrëveshjet politike, të shqiptojmë vizionin për paqen dhe të punojmë për respektimin e të drejtave të njeriut. Dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse punojmë së bashku në institucionet ndërkombëtare e para së gjithash në Kombet e Bashkuara."
XS
SM
MD
LG