Ndërlidhjet

SHKUP


Rusia ka bërë thirrje për një konferencë ballkanike për kufijtë.
Ambasadori rus në Shkup Agaron Asatur i ka deklaruar agjencisë së lajmeve të Maqedonisë se qëllimi i mbledhjes do të ishte konfirmimi i kufinjve ekzistues në rajon dhe rregullimi, njëherë e përgjithmonë i statusit të pakicave etnike.
Sipas tij, në konferencë do të merrnin pjesë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara Rusia dhe vendet ballkanike.
Rusia disa herë ka bërë thirrje për mabjtjen e një tubimi të tillë, për të cilin ka gjetur mbështetje në Beograd, por shqiptarët, autoritetet e Malit të Zi dhe disa furi të perëndimit e kanë hedhur poshtë idenë, duke e cilësuar si një përpjekje për të paragjykuar statusin final të Kosovës dhe Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG