Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një bombë e fuqishme ka shpërthyer sot në qytetin e Pejës, ka njoftuar zëdhënësi i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Andrea Angjeli. Ai ka thënë se bomba ishte aktivizuar me dirigjues dhe gjendej në një veturë. Sipas policisë së UNMIK-ut në Pejë, cak i sulmit ishte Ramiz Muriqi, i cili i ka shpëtuar këtij sulmi. Policia ka thënë se hetimet po vazhdojnë ndërsa motivet dhe aktorët e mundshëm të këtij shpërthimi nuk dihen.
XS
SM
MD
LG