Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin nga udhëheqësit irakianë që ta hartojnë një kushtetutë të re brenda 6 muajve. Pauell ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë caktuar ndonjë datë fikëse, por besojnë se hartimi i një kushtetute të Irakut do të krijonte mundësitë për vetëqeverisjen e Irakut brenda një vitit. "Nëse do të ishte e mundur të arrinim qëllimin për hartimin e kushtetutës për 6 muaj, atëherë mund të vlerësojmë se pak kohë pas kësaj njerëzit do të mund të ratifikonin kushtetutën dhe të bëheshin përgatitjet për zgjedhje", tha Pauell.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.