Fuqitë e mëdha po punojnë për të arritur paqen në Lindjen e Mesme dhe për këtë kanë kërkuar nga Izraeli dhe palestinezët të marrin masa për t'i dhënë fund ciklit të dhunës. Përfaqësuesit e katërshës për Lindjen e Mesme: Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Organizata e Kombeve Bashkuara, janë takuar sot për të gjetur mënyrën se si të ringjallin planin e paqes në Lindjen e Mesme. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan me këtë rast tha: "Anëtarët e katërshës e njohin të drejtën e ligjshme të Izraelit për vetëmbrojtje nga sulmet terroriste mbi qytetarët e vet. Në këtë kontekst, si dhe në bazë të ligjit ndërkombëtar humanitar, katërshja i ka bërë thirrje qeverisë izraelite për përmbajtje maksimale për të menjanuar viktimat civile", tha Anan.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.