Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidentit amerikan Xhorxh Bush dhe presidenti rus Vlladimir Putin po vazhdojnë bisedimet e tyre në Kemp Dejvid në veriperendim të Uashingtonit. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se në qendër të këtij samitit, është Irani, lufta kundër terrorizmit, parandalimi i përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, Lindja e Mesme dhe rindërtimi i Irakut. Sa i përket Irakut, është parashikuar që Bushi të kërkojë ndihmën e Moskës për rezolutën e re të Kombeve të Bashkuara për Irakun.
XS
SM
MD
LG