Ndërlidhjet

OHËR


Duke e hapur sot konferencën për implementimin e Kartës së Adriatikut, Ilinka Mitreva, ministre e punëve të jashtme e Maqedonisë, ka thënë se "ky dokument paraqet një partneritet të veprimtarisë kolektive politike". Pos ministrave të jashtëm të Maqedonisë, të Shqipërisë dhe të Kroacisë, kartën e Adriatikut e kishte nënshkruar edhe sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, për të paraqitur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këto tri vende në përpjekjet e tyre për anëtarësim në Nato.
Pos përfaqësuesve të Maqedonisë, të Shqipërisë dhe të Kroacisë, në këtë takim po marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Bosnjë-Heregovinës dhe të unionit Serbi – Mali i Zi, të Sllovenisë, të Bullgarisë, të Greqisë dhe të Turqisë. Po marrin pjesë edhe ekspertë nga Shtetet e Bashkuara, nga Natoja dhe Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG